Kisha Orthodokse e Shqipërisë ka njoftuar në faqen e Facebook-ut, për 23 vjetorin e kryepeshkopit Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.
“Kjo ditë shënon fillimin e ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë pas persekutimit ateist”, shkruhet në mesazhin e Kishës por kur disa komentues kundërshtojnë, përveç rasteve kur u fshihen komentet dhe përjashtohen nga faqja në Facebook, Kisha edhe u kthen përgjigje.
Qytetari: Kjo është gënjeshtër Anastasi u zgjodh me dhunë
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Ti banon jashtë vendit dhe je bërë viktimë e propagandës antiortodokse. Ne që banojmë këtu në Shqipëri e njohim historinë dhe jetojmë dita ditës me zhvillimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në një rast tjetër Kisha madje sqaron komentuesin duke i thënë se është viktimë e antiorthodhoksit, Arben Llalla.