Janullatosi tur në kishat greke, flet për punën e bërë në Shqipëri por nuk përmend “Shën Thanasin”

Publikuar tek: aktualitet, më 15:33 31-08-2015 Janullatosi tur në kishat greke, flet për punën e bërë në Shqipëri por nuk përmend “Shën Thanasin”

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka vizituar disa kisha në Greqi, ku është takur atje me drejtuesit e tyre.

Janullatos është ndalur në kishën e Korinthias në Greqi, ndërsa ka zhvilluar një takim me kreun e saj Dionysios Mantalos.

Janullatos i ka treguar Mantalos për punën që ai ka bërë në ndërtimin e kishave ortodokse në Shqipëri, pasi u ngjit në krye të Kishës Ortodokse shqiptare në vitin 1992. Por, në njoftimin që jepet për takimin mes Janullatos dhe Mantalos nuk përmendet në asnjë rresht që aty të jetë folur për shembjen e kishës së “Shën Thanasit” në fshatin Dhërmi të Himarës, e cila ishte shkaku për përplasjen e Kishës Ortodokse me qeverinë shqiptare pak ditë më parë, por edhe për tensionin e ngritur mes Tiranës dhe Athinës.

Newsbomb.al publikoi ditën e djeshme projektin e kishës së re që do të ndërtohet në fshatin Dhërmi, të cilës do i kthehet e njejta pamje që ka pasur përpara se të shembej nga regjimi komunist.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Publikohet projekti i kishës së re në Dhërmi, i rikthehet origjinaliteti

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata “rrëzon” Sokol Ballën, humb betejën me median për videon intime. Ja pse
Zgjoheni natën dhe nuk mund të lëvizni? Ja pse shkaktohet paraliza e gjumit »
Article Logic
Execution time: 0.011764049530029
array(1) { ["section"]=> string(101) "janullatosi-tur-ne-kishat-greke-flet-per-punen-e-bere-ne-shqiperi-por-nuk-permend-shen-thanasin-19595" }