Japonezët do të detyrohen nga Parlamenti për bërë pushimet vjetore

Publikuar tek: bota, më 16:19 06-02-2015 Japonezët do të detyrohen nga Parlamenti për bërë pushimet vjetore

Parlamenti japonez do të miratojë ligj të ri i cili do të sigurojë të gjithë punëtorëve shfrytëzimin e pushimeve vjetore, pasi që për shkak të etikës ekstreme të punës dhe numrit të madh të orëve të punës, punonjësve u zvogëlohet produktiviteti dhe rrezikohet shëndeti.

Japonezët janë të njohur si kombi i dhënë pas punës, të cilët shpeshherë punojnë 14 orë në ditë, ndërsa shprehitë e tyre vështirë që mund të ndryshohen, raporton AA.

Draft-ligji i ri, i cili së shpejti do të jetë në rendin e ditës të parlamentit japonez, do t'ju mundësojë qytetarëve japonez pushimin, sepse punëdhënësit do të kenë detyrim ligjor të sigurojnë për punonjësit shfrytëzimin e ditëve të lira.

Autoritet tashmë prej tre vitesh kërkojnë ndryshime kur është fjala për shfrytëzimin e pushimit vjetor, sepse është konstatuar se për shkak të etikës së tyre ekstreme e punës, shëndeti, shoqëria dhe produktiviteti paguajnë një çmim të lartë.

Shkaku i problemit qëndron në kulturën japoneze që respekton harmoninë, kështu që punëtorë të shumtë për shkak të komenteve të kolegëve nuk e shfrytëzojnë pushimin që u takon. "Punë deri në vdekje" është aq e zakonshme në Japoni sa që ka edhe emrin e vet - "karoshi". Autoritetet kanë njoftuar se në vit ndodhin 200 "karoshi" raste. Rreth 22 për qind të japonezëve punojnë më shumë se 49 orë në javë, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara mbi 49 orë punojnë 16 përqind të punonjësve. Në Gjermani dhe Francë kjo shifër arrin në 11 përqind.

36-vjeçarja Eriko Sekiguchi, femër e arsimuar, ka shfrytëzuar vetëm tetë, nga gjithsej 20 ditë pushimi vitin e kaluar. Gjashtë ditë prej tyre i ka marrë për shkak të sëmundjes. "Askush këtu nuk e shfrytëzon pushim", shpjegoi ajo.

I punësuari në Ministrinë e shëndetësisë, Yuu Ëakabe thotë se në mënyrë rutinore punon 100 orë plotësuese në muaj, ndërsa nga pushimi vjetor ka shfrytëzuar vetëm pesë ditë.

Një herë madje ka shkuar dhe në Havajet në pushim familjar. "Pushime të paguara janë e drejtë e punëtorëve. Por të punuarit në Japoni përfshin edhe vullnetarizmin. Punëtorët e ri ngushtohen të shkojnë në shtëpi pas punës, nëse drejtorët e tyre nuk shkojnë përpara", tha Ëakabe.

Ligji i ri parashikon orarin më fleksibël të punës dhe inkurajon prindërit të kalojnë më shumë kohë me fëmijët gjatë verës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086870193481445
array(1) { ["section"]=> string(71) "japonezet-do-te-detyrohen-nga-parlamenti-per-bere-pushimet-vjetore-2565" }