Japonezët e “Nikkei” blejnë Financial Times për 1.2 mld euro

Publikuar tek: ekonomi, më 21:21 23-07-2015 Japonezët e “Nikkei” blejnë Financial Times për 1.2 mld euro

Kompania mediatike “Pearson” njoftoi sot shitjen e “”FT Group”, që përfshin veçanërisht të përditshmen prestigjioze Financial Times, grupit mediatik japonez ”Nikkei” për 844 milionë stërlina (1,2 miliardë euro).

E përditshmja ekonomike britanike lexuar nga drejtuesit dhe vendimarrësit nga i gjithë planeti, “Financial Times”, që do të ndryshojë dorë, është në mënyrë të pashmangshme bibla e botës së biznesit. Njohur për faqet e saj ngjyrë salmoni, gazeta është konsideruar si referenca kryesore ndërkombëtare për informacionin ekonomik dhe financiar.

Nisur në vitin 1888, FT ka njohur një sukses të menjëhershëm në Britaninë e Madhe para se të merrte një dimension vërtet botëror pas blerjes së saj në vitin 1957 nga shtëpia botuese “Pearson”, pronar i saj deri në ditët e sotme.

E përditshmja, që punëson më shumë se 600 gazetarë botohet sot në më shumë se 20 qytete në mbarë botën, në Nju Jork, Tokio, Hong Kong, Paris, Dubai etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020012140274048
array(1) { ["section"]=> string(64) "japonezet-e-nikkei-blejne-financial-times-per-1-2-mld-euro-16858" }