Kompanitë japoneze njihen për oraret e tejzgjatura dhe për marrëdhëniet hierarkike shpesh stresuese.
Megjithatë një prej tyre ka gjetur një terapi qe do i ndihmoje punonjësit te relaksohen. Beëhet fjalë për kompaninë informatike Ferry, e cila ka marrë në gjirin e vet nëntë mace antistres.
Ato hidhen nëpër gjunjët e punonjësve, ju shtypin butonat e tastierës, ushqehen dhe flenë në liri të plotë. Terapia quhet "ronrontherapy".
Hidenabu Fukuda që drejton kompaninë ka futur politiken e " maceve ne zyre" . Ai i’u ka kërkuar bashkëpunëtoreve te vijnë ne pune se bashku me macet dhe madje i’u jepte 5.000 jen (40 euro) ne muaj atyre që shpëtonin edhe macet e rrugëve.
Edhe te tjera kompani japoneze bazohen tek përfshirja e kafshëve te buta për te ulur stresin dhe ankthin e punonjësve. Oracle Japan ka marre qen, ndërkohë qe te tjerë argëtohen me qengja apo dhi.