Japonia nën kërcënimin e Tajfunit më të egër që ka parë ndonjëherë, 18 persona humbin jetën, 13 të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 10:53 13-10-2019 Japonia nën kërcënimin e Tajfunit më të egër që ka parë ndonjëherë, 18 persona humbin jetën, 13 të zhdukur Përmbytje e shkaktuara nga tajfuni ''Hagibis'' në Japoni

Japonia është përballur me tajfunin më të fortë në vite, që vrau 18 persona, ndërkohë që 13 te tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton BBC.

Tajfuni Hagibis goditi Tokion të shtunën dhe më pas vijoi në veri duke sjellë përmbytje të mëdha.

Qeveria japoneze vendosi të nxjerrë në terren 27 mijë trupa militare dhe të tjera grupe shpëtimi që të merren me operacionet e kërkim shpëtimit, thanë autoritetet.

“Qeveria do të bëjë të pamundurën”, tha kryeministri Shinzo Abe, duke premtuar edhe më shumë trupa në terren nëse do të jetë e nevojshme.

Gati 500 mijë shtëpi në zonën e madhe të Tokios janë pa energji elektrike dhe ujë. Trenat dhe shërbimet e tjera të fluturimit janë kanceluar nën kërcënimin e riaktivizimit të Tajfunit.

Një grua 70 vjeç vdiq aksidentalisht duke rënë nga një helicopter shpëtimi. Më shumë se 7 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë.

hagibis004.jpg
hagibis003.jpg

PERMBYTJE.jpg
USHTARE.jpg


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011399030685425
array(1) { ["section"]=> string(111) "japonia-nen-kercenimin-e-tajfunit-me-te-eger-qe-ka-pare-ndonjehere-18-persona-humbin-jeten-13-te-zhdukur-181854" }