Japonia solidarizohet me Kosovën, i dhuron 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 17:03 06-07-2020 Japonia solidarizohet me Kosovën, i dhuron 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Japonia i ka dhuruar 700 mijë dollarë Kosovës për t'u përballur me luftën ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar.

Gjatë takimit Zemaj ka falenderuar Japoninë për ndihmën e vazhdueshme që i ka ofruar Kosovës. Japonia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.

“Me z. Mitsunori Ogasaëar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Ambasadori, Ogasaëar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të jep shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve.

E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë,” shkruan Zemaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013505935668945
array(1) { ["section"]=> string(91) "japonia-solidarizohet-me-kosoven-i-dhuron-700-mije-dollare-ne-luften-kunder-covid-19-213031" }