Jashtë kryesisë së PD-së edhe deputeti me revole në brez, shkëlqimi dhe rënia e Gent Strazimirit

Publikuar tek: politike, më 19:24 21-01-2019 Jashtë kryesisë së PD-së edhe deputeti me revole në brez, shkëlqimi dhe rënia e Gent Strazimirit Gent Strazimiri

Kryesia e re e PD-së la jashtë shumë prej figurave të njohura të selisë blu.

Jashtë mbeti ish-bashkëthemeluesi dhe ish-kryetari Tritan Shehu, deputetë dhe drejtues prej vitesh në PD, por edhe figura që janë bërë pjesë e ‘aksionit opozitar’ të partisë së drejtuar nga Lulzim Basha.

Njëri prej tyre ishte edhe Gent Strazimiri, aktori i filmave me fëmijë të regjisores Xhanfise Keko të ish-Kinostudios ‘Shqipëria e Re’, pasionanti i garave me motorrë nëpër Shqipëri, bashkë me Arben Ristanin dhe padyshim, njeriu i aksionit që nuk ngurron të shkojë me pistoletë në një protestë kundër bashkisë.

Strazimiri, 47 vjeç, shërbeu si zv/ministër i Brednshëm në vitet 2007-2009, gjatë qeverisjes së Berishës kryeministër. Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, prej vitit 2005, prej vitit 2009 u bë pjesë e parlamentit shqiptar. Gjatë asaj legjislature atij iu besua edhe pozicioni i nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së dhe me pas, përveç mandatit të deputetit, mbante edhe atë të sekretarit të PD-së.

Më 23 shtator 2014, Strazimiri do të bëhej pre e goditjeve me grushta në korridoret e Kryesisë së Kuvendit nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, prej disa javësh në arrest shtëpie, pasi u arrestua në kuadër të arrestimeve të operacionit VOLVO-4. Opozita refuzoi të kthehej në parlament pa u ndëshkuar socialisti dhe Strazimiri u rrit në sytë e selisë blu dhe të demokratëve.

Më 28 mars 2016, ndërsa PD dhe shoqëria civile protestonin kundër ndërtimit të parkut të lodrave për fëmijë në kodrat e Liqenit Artificial, Strazimiri po përleshej me policët bashkiakë dhe ata të rendit, veshur me xhinse, xhup lëkure, kapele kauboj dhe me revole në brez. Pas akuzës së ngritur nga policia për pjesëmarrje të armatosur në një protestë të paligjshme, Strazimiri do të përgjigjej se rrinte 24 orë të ditës me revole në brez.

Në seancat e tensionuara në kuvend, Strazimiri do të ishte, njëri prej deputetëve më gjaknxehtë, kur i ndërpritej fjala Berishës, apo Bashës nga drejtuesi i seancës, në krye të çdo proteste dhe me thirrjet në radikale.

Por këto nuk kanë patur vlerë për anëtarët e Këshillit Kombëtar që të shtunën e kaluar votuan për kryesinë e re të partisë, duke lënë jashtë ‘deputetin me revole’. Roli i tij, jo si dikur në film, por në politikë, si një i ‘fortë’, kësaj radhe nuk la mbresa as te shefat e tij, as te mbi 300 anëtarët e KK-së të PD-së.

strazo.jpg

strazo6.jpg

Ne protesten te liqeni Artificial

strazo1.jpg

strazo4.jpg

Ne Kuvend

strazo2.jpg

I armatosur ne mal

strazo5.jpg

Momenti nga grushtimi prej Arben Ndokes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027179956436157
array(1) { ["section"]=> string(102) "jashte-kryesise-se-pd-se-edhe-deputeti-me-revole-ne-brez-shkelqimi-dhe-renia-e-gent-strazimirit-149736" }