Në kuadër të luftës ndaj koronavirusit Turqia i ka dërguar Mbretërisë së Bashkuar 400 mijë uniforma mbrojtëse.
Por Britania i ka refuzuar duke thënë se ato ishin jashtë standarteve të duhura.
Dy javë pas mbërritjes së 400,000 uniformave mbrojtëse nga Turqia në Britani, ato janë bllokuar pasi nuk përputhen me standardet e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas 'The Guardian', Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC), në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi se pajisjet po mbahen në një objekt afër aeroportit Heathrow, ndërsa theksohet se ato do të kthehen në Turqi, dhe DHSC synon të kërkojë një rimbursim.
Sekretari i Shtetit për Strehimin Komunitetet dhe Pushtetin Lokal, Robert Jenrick tha se punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të jenë të sigurt dhe se ata duhet të kenë paisjet që meritojnë.
"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të korrigjuar këtë çështje", është shprehur Jenrick.