Ka përfunduar java e 13-të e Kategorisë Superiore, e cila ka prodhuar rezultate befasuese, por edhe ka konfirmuar skuadrat pretendente për fitimin e kampionatit.
Ditën e djeshme në “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja mes dy ekipeve kryesuese, Vllaznisë vendase dhe Teutës. Takimi u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të shkodranëve, të cilët shkëputen në krye të klasifikimit me 29 pikë, ndërsa durrsakët rrëshqasin në vendin e katërt në kuotën e 20 pikëve. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ardit Hoxhaj në minutën e 60-të, ndërsa vendasit për më shumë se 20 minuta luajtën me 10 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të autorit të golit.
Zhgënjen Partizani, me ekipin e kuq që nuk arrin të marrë dot më shumë se 1 pikë kundër Apolonisë së vendit të fundit, pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”. Duhej të vinte minuta e 80-të që të besuarit e Ilir Dajës të zhbllokonin rezultatin me Carën, por u shokuan në minutën e 94, kur Zaimaj me anë të një penalltie mposht Hoxhën dhe barazon rezultatin. Zhgënjyese për Partizanin, që tashmë e sheh veten 9 pikë pas Vllaznisë, ndërsa apolonia mbyll klasifikimin me 9 pikë.
Barazimi i 5-të radhazi për Tiranën, që nuk arrin të fitojë as në fushën e Ballshit, me takimin që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. 12 pikë distancë nga Vllaznia kryesuese tashmë janë shumë për kapionët në fuqi, që e nisën vitin si rpetendentë, por rezultatet zhgënjyese dhe vetëm 12 gola në 13 javë kanë bërë që pretendimet e tyre të ulen. Pikë shprese për Bylisin, që e sheh veten në vendin e 8-të me 12 pikë, duke mbajtur poshtë vetes Skënderbeun dhe Apoloninë.
Në Laç mbretërojnë vendasit, ndërkohë që Kukësi merr humbjen e 3-të radhazi dhe e sheh veten të futur në një krizë të madhe rezultatesh. 3-2 është rezultati i takimit, ku vendasit shkojnë në avantazh të trefishtë, ndërsa kuksianët shënojnë me 2 penallti, por që nuk u mjaftojnë as për 1 pikë. Vendi i 3-të për Laçin në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Kukësi me 17 pikë qëndron në vendin e 6-të, por synimet e fillimsezonit duken shumë larg.
Barazim 2-2 mes Kastriotit dhe Skënderbeut, me vendasit që marrin 1 pikë falë një goli të Mehmetit në minutën e 98-të të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vendasit, por miqtë arritën të përmbysin, megjithëse u dorëzuan në fund dhe u detyruan të kënaqen me 1 pikë. 17 pikë për Kastriotin që e sheh veten më të qetë në vendin e 7-të, ndërsa Skënderbeu në vendin e 9-të me 10 pikë e sheh veten një kategori më psohtë.
Renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 13-të: