Java e dytë e karantinimit në Britani, rritet numri i vrasjeve në familje

Publikuar tek: bota, më 10:44 31-03-2020 Java e dytë e karantinimit në Britani, rritet numri i vrasjeve në familje Foto ilustruese

Britania ka hyrë në javën e dytë të karantinimit, pas masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por karantinimi ka sjellë edhe një rritje të numrit të vrasjeve në familje, pasi 9 persona kanë humbur jetën, raportin Dailymail.

Trupat e pajetë të 4 personave u gjetën në një shtëpi në Sussex, pas lajmit për një grua të vrarë nga burri i saj në Uellsin Jugor.

Siç raporton Dailymail, një infermiere po ashtu u gjet e vrarë me thikë në South Yorkshire ndërsa 3 anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në një akt vrasje e më pas vetëvrasje nga kryefamiljari.

Të gjitha këto ngjarje të rënda kanë ardhur pas ditës së shtatë të mbylljes së pazakontë të banorëve të Britanisë në shtëpitë e tyre, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në Britani janë evidentuar 22141 të infektuar, ndërsa numri i viktimave është 1408.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088720321655273
array(1) { ["section"]=> string(79) "java-e-dyte-e-karantinimit-ne-britani-rritet-numri-i-vrasjeve-ne-familje-200741" }