Java e fundit e garës së egër presidenciale në Francë

Publikuar tek: bota, më 19:14 17-04-2017 Java e fundit e garës së egër presidenciale në Francë

Kanditatët për president në Francë, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të dalin në publik duke dhënë përgjigje pyetjeve të shumta me një interval kohor me disa orë në takimet e tyre elektorale në Paris, duke filluar në këtë mënyrë javën e fundit vendimtare përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ndërsa anketime të ndryshme vënë në pah një ngushtim të rezultateve kjo për shkak  të një elektorati mjaft të pavendosur.

Menaxhimi i garës finale do të jetë vendimtar deri të premten në mesnatë, fundi zyrtar i fushatës elektorale.

Ndonëse me një rënie të lehtë, Emmanuel Macron (qendër) dhe Marine Le Pen (ekstremit të djathtë) të ndjekur nga shumë afër nga kandidati i së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon dhe konservatori, François Fillon mbeten në kërkim të një dinamike të re, përcjell Atsh.

Macron, kandidati i sloganit “Në Lëvizje!” do të zhvillojë sot pasdite takimin më të madh të fushatës në një sallë me rreth 20 000 vende, në afërsi të Ministrisë së Ekonomisë që ai drejtoi për dy vite përpara se të largohej nga qeveria socialiste për të nisur fushatën elektorale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amerikës i soset durimi me Korenë e Veriut , kërcënon për kundërpërgjigje atomike
I gjuajtën me shkelma e grushte, tifozi hidhet nga shkallët e tribunës dhe humb jetën tragjikisht (PAMJE TË RËNDA) »
Article Logic
Execution time: 0.013233184814453
array(1) { ["section"]=> string(59) "java-e-fundit-e-gares-se-eger-presidenciale-ne-france-75496" }