Java europiane e plazheve të pastra, aksion pastrimi edhe në 10 Bashki bregujore

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 28-03-2017 Java europiane e plazheve të pastra, aksion pastrimi edhe në 10 Bashki bregujore

Në kuadrin e Javës Europiane të Plazheve të pastra, më 27 mars, nën drejtimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u organizua një aksion mbarëkombëtar për pastrimin e plazheve të Shqipërisë, nën moton #pastro1plazh. Shqipëria ka gjithsej 109 plazhe të cilat duhet të jenë gati në prag të sezonit turistik që po afron.

Punonjës të Ministrisë së zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në bashkëpunim me 10 bashki bregujore, me shkollat dhe qytetarë vullnetarë, u përfshinë në një aksion pastrimi në plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Durrës, Gjiri i Lalzit, Qerret, Divjakë, Spille, Vlorë, Himarë, Ksamil, Sarandë dhe Pogradec. Duke vendosur tabela: Mbani pastër plazhin; Mos hidhni mbeturina etj,  ky aksion shërbeu për të nisur më herët sensibilizimin e qytetarëve që të mos hedhin plehra vend e pa vend, por në kosha, ndërkohë që është detyra e Bashkive bregujore për të vendosur sa më shumë kosha dhe për t’i grumbulluar e dërguar plehrat në landfillet e zonës.

Vetë Ministrja Milva Ekonomi mori pjesë në aksionin e pastrimit në Gjirin e Lalzit bashkë me stafin e Ministrisë, përfaqësues të Bashkisë Durrës dhe shumë vullnetarë. Me këtë rast, Ministrja u shpreh se ky aksion nuk është vetëm një ditë, as një javë, por do të vazhdojë me të tjera fushata dhe aksione në terren në muajt në vazhdim dhe gjatë gjithë verës. Ajo tha se, përveç sensibilizimit të qytetarëve, Ministria po punon me Bashkitë, duke zhvilluar takime të shpeshta me ta, për të adresuar problematikat që ata kanë, në lidhje me mbajtjen pastër të plazheve gjatë sezonit turistik. Ministrja Ekonomi tha se qëllimi është të kemi një turizëm më cilësor, gjithëvjetor dhe të shtrirë në të gjithë vendin.

Këtij aksioni i parapriu një fushatë sensibilizuese me përfshirjen e aktorëve të emisionit Portokalli, të cilët përmes batutave të tyre me humor, por mjaft realiste u bënë thirrje qytetarëve të kujdesen për mjediset rreth tyre, të mbajnë pastër plazhet dhe të sillen si qytetarë europianë. Gjatë muajve prill dhe maj do të ketë aksione të tjera masive pastrimi për t’i paraprirë sezonit turistik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për Arsimin e Lartë, “boom” votimesh në sondazh: Ja kush fiton nga përplasja Kryemadhi-Nikolla
Zbulohet shkaku i vdekjes së një prej personave mbytur në det »
Article Logic
Execution time: 0.011416912078857
array(1) { ["section"]=> string(85) "java-europiane-e-plazheve-te-pastra-aksion-pastrimi-edhe-ne-10-bashki-bregujore-73377" }