Java nis keq për Kukësin, dy titullarë shqetësojnë Gjokën para ndeshjes me Tiranën

Publikuar tek: sport, më 23:46 16-04-2019 Java nis keq për Kukësin, dy titullarë shqetësojnë Gjokën para ndeshjes me Tiranën

Kukësi duhet të mendojë të ruajë vendin e dytë, pasi sindroma e “dëmtimeve” nuk po i ndahet verilindorëve. 

Në seancën e sotme stërvitore, ish-futbollisti i Kombëtares Valdet Rama frikësoi stafin teknik pasi shfaqi shqetësime në gju duke iu nënshtruar menjëherë kontrolli mjekësor. Qendërmbrojtësi Ardian Cuculi nuk ishte i pranishëm në përgatitjet e verilindorëve, por që sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze, pasi nesër mund të përgatitet plotësisht me skuadrën.

Ndërkohë, alternativa e dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes Edis Maliqi ka shumë pak shanse të grumbullohet për sfidën ndaj Tiranës ditën e shtunë. Dëmtimi në këmbë me Kastriotin po zgjat akoma dhe po përgatitet i diferencuar.

Humbja me Flamurtarin në fundjavë 1-2 e ka larguar akoma më tepër ekipin e Ernest Gjokës nga titulli kampion dhe tani sytë janë te Kupa e Shqipërisë ku duhet të thyejnë Skënderbeun për të rezervuar finalen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026567935943604
array(1) { ["section"]=> string(88) "java-nis-keq-per-kukesin-dy-titullare-shqetesojne-gjoken-para-ndeshjes-me-tiranen-160717" }