Java që lamë pas ka qenë e shoqëruar me shira të vazhdueshëm ndërsa dita e sotme është shoqëruar me diell duke zbutur pak temperaturat.
Orët e vona të pasdites dhe mbrëmja risjellin kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.
Edhe dita e hënë mbetet me kthjellime deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në territor por më të dendura ne lindje dhe zonat malore jugore duke gjeneruar shira të përkohsheëm.
Pasditja dhe mbremja e së hënës ri-kthejnë motin e kthjellet në territor. Temperaturat e ajrit janë rritur ndjeshëm sot në mesditë ndërsa e hëna sjell një rritje të lehtë në orët e mengjesit dhe të mesditës.
sipas meteoalb era do të forcohet sot pas mesdites duke arritur shpejtësi deri 40 km/h dhe dobësohet ndjeshëm gjatë pasdites dhe mbrëmjes.