Kaq shumë gola sa u shënuan këtë të djelë në ndeshjet Laçi – Skënderbeu; Kukësi – Tirana, e Partizani – Teuta; nuk janë shënuar në asnjë javë tjetër të ndeshjeve të superligës në kampionat.
Orarin e goleadës e hapi Skënderbeu, i cili luante si mysafir në Laç, duke mposhtur ekipin me pesë gola, ku Latifi u shënua si golashënuesi më i mirë me tre të tillë ndërkohë që Laçi arriti të shënojë vetëm një gol në portën e miqve.
Më pas sfida vazhdonte në Kukës, ku kuksianët i kishte zënë ankthi i mbajtjes së vendit të parë në këtë javë të kampionatit. Edhe pse me mungesa Kukësi rezultoi me një ndeshje të dobët në pjesën e parë, e cila u kthye në të dytën, kur të besuarit e Ernest Gjokës shënojnë plot katër gola në portën e Ilion Likës së Tiranës përballë një skuadre si Tirana që futi në lojë të rinjtë, në tentativë për të mbajtur lojtarët më të mirë në derbin e javës që do të vijë. Tirana shënoi vetëm një gol nëpërmjet mbrojtësit Turtulli.
E ndërkaq Partizani dukej që në pjesën e parë të takimit që e kishte më të thjeshtë, duke shënuar dy gola. Pastaj, në pjesën e dytë e plotësoi edhe me tre të tjerë, duke e cuar numrin në pesë gola në këtë takim, përballë një goli që shënoi Teuta. Duhet thënë se nga gjithë trajnerët e të gjashtë ekipeve nuk doli përballë kamerave vetëm trajneri i Teutës Gugash Magani, i cili i tha gazetarit të supersportit se kishte problem me dhëmbët.