Javë e suksesshme për dy këngëtaret shqiptare në SHBA

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:15 15-12-2015 Javë e suksesshme për dy këngëtaret shqiptare në SHBA Dua Lipa- Elle

Kjo javë ka nisur më së miri për dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Rexha dhe Lipa kanë njohur suksese të reja në tregun amerikan të muzikës dhe showbiz-it.

Bashkëpunimi i Bebe Rexhës me G-Eazy “Me, myself and I”, po njeh gjithnjë e më shumë rritje në listat muzikore si “Billboard” dhe tashmë pozicionohet e 36-ta, me tendencë për t'u renditur akoma më lartë.

“U jam shumë mirënjohëse”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Dua Lipa, e cila po ngre karrierën e saj në Britaninë e Madhe, është bërë pjesë e revistës së njohur “Elle” që do të publikohet në muajn janar në SHBA.

“Janar, Elle-USA, dhe kjo jam unë”, shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare.

12345540_963146307065632_2236730747429274614_n.jpg

*Bebe Rexha-Billboard

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12148880958557
array(1) { ["section"]=> string(59) "jave-e-suksesshme-per-dy-kengetaret-shqiptare-ne-shba-27845" }