Jay Z blen për 56 milionë dollarë kompaninë Tidal për këngë me cilësi të lartë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:32 30-03-2015 Jay Z blen për 56 milionë dollarë kompaninë Tidal për këngë me cilësi të lartë

Tidal është program më i ri i cili ofron cilësi të lartë për videot muzikore kundrejt një abonimi me pagesë. Për këngët me audio me besnikëri të lartë abonimi kushton 19,99 dollarë dhe për këngët me audio të cilësisë standarde abonimi kushton 9,99 dollarë në muaj.

Tidal është blerë nga producenti i muzikës Jay Z prej 56 milionë dollarësh në marrëveshje me kompaninë skandinave Aspiro. Ka nisur që mbrëmjen e të dielës promovimi i kësaj risie nga këngëtarë që e mbështesin atë si bashkëshortja e Jay Z, Beyonce, Rihanna, Kanye West, Taylor Swift, Madonna, Cold Play, DJ Calvin Harris, Usher etj, duke vënë në si foto në Twitterin e tyre ngjyrën blu.

Revista ekonomike Forbes njofton që qëllimi i Jay Z është që me anë të këtij program me abonim të rrisë më shumë fitimet në krahasim me kompanitë konkurruese Spotify, Rdio, Rhapsody dhe Beats Music. Spotify ka deri më tani 60 milionë përdorues dhe 15 milionë abonentë me pagesë. Kompani të tjera si Google apo Apple njoftojnë se kanë në plan të hedhin në treg diçka të ngjashme.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010912179946899
array(1) { ["section"]=> string(83) "jay-z-blen-per-56-milione-dollare-kompanine-tidal-per-kenge-me-cilesi-te-larte-7378" }