Jazexhi: Nuk mund të arrestohet një njeri pse mbron ISIS. Qeveria katolike e Ramës po na sulmon

Publikuar tek: aktualitet, më 20:56 19-01-2017 Jazexhi: Nuk mund të arrestohet një njeri pse mbron ISIS. Qeveria katolike e Ramës po na sulmon

Historiani musliman, studiues i Perandorisë Osmane, Olsi Jazexhi, një personazh i njohur për deklaratat e tij fyese të bëra në mediume të ndryshme në Shqipëri dhe rajon, sulmon qeverinë Rama, duke e quajtur “katolike”, dhe i del në mbrojtje mësueses Emine Alushi në Shkodër, e cila propagandonte te nxënësit e saj se organizata terroriste ISIS dhe lideri famëkeq Osama Bin Laden janë të mirë.

Sipas Olsi Jazexhit, mësuesja nuk duhet të arrestohej. Ja çfarë shkruan ai:

“Arrestimi qe i ka ndodhur sot Emine Alushit ne Shkoder, pasi ajo eshte filmuar duke komentuar dhe mbrojtur ISIS-in dhe Bin Ladenin eshte nje tjeter sulm qe qeveria katolike e Edi Rames i ben lirise se besimit Islam ne Shqiperi.

Ndersa muslimanet shqiptare nuk duhet te besojne ne teorite e ISIS-it (pasi ato jane teori skizofrenike te spiunazheve perendimore qe deformojne Islamin), Emine Alushi nuk duhet ndershkuar per mendimet e saj. Emine Alushi nuk ka bere asnje krim ndersa ka thene qe ISIS-i mbron muslimanet. Komenti i saj nuk eshte rekrutim per ne xhihad. Ai eshte koment dhe fjala e lire ne Shqiperi mbrohet me kushtetute dhe me ligj. Nese medreseja e Eminese mund te ndihet keq nga komenti i saj, ajo mund ta largoje nga detyra (edhe pse kjo do ishte mase ekstreme), por qe te arrestohet nje femer muslimane me shami vetem pse ajo thote qe ISIS-i mbron muslimanet – ky eshte fashizem! Ky eshte sulm kunder lirise se besimit dhe fjales se lire!

Muslimaneve te Shkodres dhe gjithe Shqiperise, qofshin ata vehabij apo hanefi, shii apo syni une u apeloj qe te mbrojne te gjithe Emine Alushin, edhe pse ne mund te mos biem dakort me idete e saj. Por ne duhet ta kemi te qarte qe Emineja nuk ka kryer asnje krim!

Ajo thjesht ka shprehur mendimin e saj ne nje debat me nxeneset e saja. Nese Emineja eshte gabim ne bindjet e saj, ajo mund te korrigjohet dhe kritikohet por jo te arrestohet. Arrestimi i saj ne kete menyre mund te kryhet vetem ne nje shtet fashist dhe diktature mesjetare inkuizitore katolike. Prandaj ne te gjithe duhet te kundershtojme fashizmin kunder Emine Alushit!

Medreseja e Shkodres dhe drejtori i saj, ne vend qe te distancohen nga Emineja duhet qe ti kerkojne qeverise katolike Rama qe ta lene te lire Eminene dhe te kerkojne falje publike per kete arrestim te turpshem! Emineja nuk eshte terroriste! Emineja nuk eshte kriminele! Ajo eshte motra jone ne Islam”, shkruan ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i punonjësve: Prej tre muajsh nuk marrim pagat dhe nga 20 muaj jemi të pasiguruar”
Përmeti shpallet Qendër e mbrojtur Historike »
Article Logic
Execution time: 0.011707067489624
array(1) { ["section"]=> string(99) "jazexhi-nuk-mund-te-arrestohet-nje-njeri-pse-mbron-isis-qeveria-katolike-e-rames-po-na-sulmon-66063" }