“Je komplet budalla, flet idiotësira”, Rakipllari dhe Vangjeli përplasen ashpër në emision

Publikuar tek: aktualitet, më 08:15 19-01-2017

Në studion e Opinion, në TV Klan është shoqëruar me tone të nxehta  debati në lidhje me performancën e ministrave, sipas sondazhit të publikuar në Opinion.al, mes dy gazetarëve Lorenc Vangjeli dhe Robert Rakipllari.

Debati ka degjeneruar në fyerje mes tyre, duke e emërtuar, njëri-tjetrin, me terma fyes si budalla dhe të njëanshëm në përcaktimin e tyre.

Vangjeli tha se ministri që ka katër muaj në drejtim të kësaj ministrie, Sokol Dervishi, u bë shumë shpejt familjar për shqiptarët në ditët e vështira.

Vangjeli tha se ai pati një insiativë të jashtëzakonshme në ditët e vështira të reshjeve të borës në vend.

Pikërisht në këtë moment, ai është ndërprerë nga gazetari Robert Rakipllari, ku e ka pyetur se çfarë insiativë të jashtëzakonshme ka ndërmarrë ai.

“Lorenc kjo është tipike qokë që bën ti, sapse gjatë ditëve të ngricave vendi ishte katastrofë. U bllokua Shqipëria komplet”, tha Rakipllari.

Ndërsa Vangjeli iu drejtua ashpër, duke i thënë: A ka mundësi të zgjedhësh të heshtësh? Përzgjidh heshtjen dhe ul rendimentin e budallallëkut. Më dëgjo se çfarë po të them.

Rakipllari: Lorenc e para ti je komplet budalla. Që thua budalliqe të tilla. Punon a nuk punon në Kuvend, je nënpunës i shtetit dhe thua budalliqe, si dhe thua përcëptimet e tua për ata ministra dhe nuk flet realitetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL: Google u mohon qyteteve shqiptare në Serbi të jenë pjesë e "Google Street View"
Rreshjet e dëborës, bllokohet fshati turistik në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.011234998703003
array(1) { ["section"]=> string(92) "je-komplet-budalla-flet-idiotesira-rakipllari-dhe-vangjeli-perplasen-ashper-ne-emision-65977" }