Je mbi peshë dhe s’ke besim te vetja?! Dëgjoje Kate Winslet, ka diçka për të të thënë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:10 29-06-2016

Një mesazh frymëzues për qindra e mijëra vajza, gra, që shpesh nuk besojnë te vetja e tyre se mund t’ia dalin. Vajza që janë mbi peshë dhe që nuk besojnë te aftësitë e tyre dhe se jeta e tyre mund të jetë më e mirë.

Epo mjaft u ankuat! Kate Winslet nuk hoqi dorë, edhe pse ishte vajza që mësuesja i thoshte ‘’Je e denjë për rolin e vajzës së shëndoshë’’.

Kate Winslet, e dashur edhe për publikun shqiptar fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse nga Akademia Britanike e Filmit. Dhe ajo ka mësuar diçka në jetë:

MESAZHI I PLOTË:

‘’Kur isha më e re, kur isha vetëm 14 vjeç, një mësuese e dramës më tha se do ia dilja, nëse do isha e gëzuar të luaja rolin e vajzës së shëndoshë. Më shiko tani! Më shiko tani!

Dhe ajo që ndjeja të thosha në ato momente është se çdo grua e re, që është thyer, nga një mësues, mik, apo edhe nga prindërit, thjesht po të them mos dëgjo asnjë prej tyre.

Sepse kjo është ajo që unë bëra, nuk dëgjova dhe eca. I tejkalova frikërat e mia dhe tejkalova çdo pasiguri timen dhe vazhdoni ta bëni këtë, besoni në veten tuaj!

Këtë besoj se duhet të zbulojmë thellë dhe të bëjmë. Do t’ia dedikoja këtë çmim të gjitha grave të reja që dyshojnë te vetja e tyre. Sepse ju nuk duhet të dyshoni, ju duhet vetëm ta bëni ç’keni për të bërë!’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011552095413208
array(1) { ["section"]=> string(94) "je-mbi-peshe-dhe-s-ke-besim-te-vetja-degjoje-kate-winslet-ka-dicka-per-te-te-thene-video-44930" }