“Je Suis IS”, Hakerat e ISIS bllokojnë transmetimet e televizionit francez TV5Monde

Publikuar tek: bota, më 13:36 09-04-2015 “Je Suis IS”, Hakerat e ISIS bllokojnë transmetimet e televizionit francez TV5Monde

Drejtori i përgjithshëm i televizionit francez TV5Monde, Yves Bigot ka treguar që televizioni i tyre nuk mund të transmetojë në asnjë kanal dhe në asnjë llogari në rrjetet sociale.

Hakerat kanë pranuar që kanë goditur dhe bllokuar transmetimet e TV5Monde me kërkesë të ISIS. Në televizionin francez transmetimi ka mbetur pezull, ndërsa në profilin social Facebook është vënë fotoja e xhihadistëve. Grupi terrorist e kanë hakuar televizionin prestigjoz francez në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë shkruar “Je suis IS”.

Sipas tyre, kërcënimi i shkon drejtpërdrejt presdidentit të republikës Francois Holande duke e akuzuar se ka kryer një gabim të pafalshëm me dërgimin e trupave ushtarakë francezë për të luftuar kundër ISIS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023048877716064
array(1) { ["section"]=> string(85) "je-suis-is-hakerat-e-isis-bllokojne-transmetimet-e-televizionit-francez-tv5monde-8248" }