‘Je tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve', Bardhi akuza të rënda Ramës: QSUT-ja vatër infeksioni, je i vetmi kryeministër në botë që... (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 13:06 30-05-2020 ‘Je tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve', Bardhi akuza të rënda Ramës: QSUT-ja vatër infeksioni, je i vetmi kryeministër në botë që... (E PLOTË)

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit nuk tmerrohet që QSUT është kthyer në një vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai deklaron se sot është fakt se vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Sipas Bardhit, Rama e përdori koronavirusin për të vjedhur dhe është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Kujtojmë që ditën e sotme u rregjistruan 23 raste të reja, ku dy prej tyre ishin bluza të bardha.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.

Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.

Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.

Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094470977783203
array(1) { ["section"]=> string(141) "je-tmerruar-nga-bashkimi-i-shqiptareve-bardhi-akuza-te-renda-rames-qsut-ja-vater-infeksioni-je-i-vetmi-kryeminister-ne-bote-qe-e-plote-208404" }