Jeff Bezos thyen rekord, askush nuk ka qenë ndonjëherë kaq i pasur sa ai

Publikuar tek: bota, më 19:36 10-07-2020 Jeff Bezos thyen rekord, askush nuk ka qenë ndonjëherë kaq i pasur sa ai Jeff Bezos

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë sapo është bërë më i pasur se sa ka qenë ndonjë person tjetër në histori.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv I “Amazon” vitin e kaluar dorëzoi një pjesë të pasurisë së tij te ish-gruaja, pas divorcit më të shtrenjtë në histori.

Aksionet e Amazon u rritën në vlera rekord dhe kompania që Bezos themeloi 26 vite më parë sot ka vlerë prej 1.54 trilionë dollarë.

Bezos që ka 11.1% të kompanisë ka një pasuri prej 182.6 miliardë dollarë, rekordi më i ri në listën e më të pasurve të botës së Forbes.

Aksionet e Amazon ranë me 15% në dy javët e para të muajit Mars dhe tashmë janë kthyer duke u rrit me 80%.

Bezos mori titullin si njeriu më i pasur i botës në Korrik të 2017-ës edhe pse zgjati vetëm pak ditë.

Në tetor të 2017 përsëri u ngjit në pikën më të lartë. Një vit më vonë pasuria e tij arriti 160 miliardë dollarë. Aktualisht është 70.2 miliardë dollarë më i pasur sesa Gates, i cili është i dyti me pasuri prej 110.4 miliardë dollarë.

25% të pasurisë së tij Bezos e transferoi tek gruaja e tij pas divorcit, e cila sot ka 59.8 miliardë dollarë pasuri. Nëse Bezos do të kishte mbajtur pasurinë e plotë, sot do të kishte 240 miliardë dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010118007659912
array(1) { ["section"]=> string(78) "jeff-bezos-thyen-rekord-askush-nuk-ka-qene-ndonjehere-kaq-i-pasur-sa-ai-213470" }