‘Jelekverdhët e Astirit të kanë bërë me hije’, Balliu-Ramës: Ti s’ke dashuri e as dreq, ke vetëm Habilajt, Shullazrat…

Publikuar tek: politike, më 17:09 12-05-2019 ‘Jelekverdhët e Astirit të kanë bërë me hije’, Balliu-Ramës: Ti s’ke dashuri e as dreq, ke vetëm Habilajt, Shullazrat…

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i është përgjigjur kryeministrit Rama pas konferencës për shtyp që dha në media.

Ndër të tjera Rama komentoi dhe ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe dhe protestat e vazhdueshme nga banorët e Astirit.

Balliu që prej kohësh është në mbështetje të banorëve, i është drejtuar Ramës se jelekverdhët janë heronjtë që nuk do të lejojnë t’i prish shtëpitë.

Statusi i plotë:

Edvin meqë ke përmendur të paktën 10 herë jelekverdhët dhe s’të vë faj se të kanë bërë me hije.

Jelekverdhët mjafton që ti anullosh projektin mega-korruptiv dhe ska nevojë për gjë tjetër, sepse ata janë aty për shtëpitë e tyre.

Por ti nuk e anullon sepse je i babëzitur dhe kërkon ti vjedhësh pronën, shtëpitë dhe bizneset atyre për të ndërtuar pallatet e për të vjedhur paratë e buxhetin e shtetit.

Jelekverdhët janë heronjtë që nuk të lejuan që të vjedhësh qytetarët dhe po ashtu nuk do të lejojnë tju prishësh shtëpitë.

Njeriu për shtëpinë dhe fëmijën jo që përplaset por bën dhe luftë, por ti ske as fe, as atdhe, as dashuri e as dreq. Por ti Edvin ke vetëm Bajrat, Begot, Habilajt, Shullazrat e këto janë të vërteta. E nëse këto sjanë të vërtetat e tua atëherë ANULLO projektin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018043994903564
array(1) { ["section"]=> string(118) "jelekverdhet-e-astirit-te-kane-bere-me-hije-balliu-rames-ti-s-ke-dashuri-e-as-dreq-ke-vetem-habilajt-shullazrat-164007" }