Jemen, dy sulme kamikaze në xhami në të premten e faljes, 137 të vrarë dhe 345 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:01 20-03-2015 Jemen, dy sulme kamikaze në xhami në të premten e faljes, 137 të vrarë dhe 345 të plagosur Nga luftimet e diteve te kaluara ne Yemen

Ka shkuar në 137 numri i te vrarëve në Jemen nga shpërthimet kamikaze në xhami. Sipas një televizioni në vend, janë edhe 345 të plagosur nga të dyja shpërthimet në xhami. Përgjegjësinë për sulmet kamikaze në Jemen, e ka marrë Shteti Islamik.

Dy kamikazë kanë hedhur veten në erë në dy xhami në Sana të Jemenit. Raportimet e para të mediave ndërkombëtare folën për të paktën 35 vetë të vrarë nga dy shpërthimet. Kamikazët kanë shfrytëzuar të premten e faljes për të kryer aktin e tyre terrorist. 

Xhamitë në qendrën e Sanaa përdoren më së shumti nga mbështetës të grupit Shiit mysliman Houthi, që dominon Jemenin.

Shpërthimet erdhën pas një dite të intesifikuar luftimesh në qytetin Aden, ndërmjet trupave të ish presidentit dhe atij aktual duke lënë 13 të vrarë.

Houthis që janë aleatë të ish presidentit Ali Abdullah Saleh, kanë kontrollin e kryeqytetit që në shtatorin e shkuar dhe në fillim të këtij viti kanë vënë në arrest shtëpie presidentin Abed Rabbo Mansour Hadi. Ky i fundit është ende presidenti legjitim.

Raportet e para thonë se rreth 50 trupa janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që burimet e spitalit thonë se nga ata 16 kanë vdekur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02745509147644
array(1) { ["section"]=> string(93) "jemen-dy-sulme-kamikaze-ne-xhami-ne-te-premten-e-faljes-137-te-vrare-dhe-345-te-plagosur-6441" }