Jemen: Një milion njerëz të prekur nga kolera

Publikuar tek: bota, më 17:32 21-12-2017 Jemen: Një milion njerëz të prekur nga kolera

Sipas shoqatës së Kryqit të Kuq rreth një milion njerëz dyshohet të jenë të prekur nga epidemia e kolerës ne Jemen. Lufta kundër kësaj sëmundje e cila deri më tani ka marrë rreth 2 000 jetë është bërë akoma edhe më e vështirë pas bllokadës thuajse 2 vjecare që  Arabia Saudite i ka bërë këtij shteti.

Sipas një komunikate të Organizatës Ndërkombëtre të Kryqit të Kuq e lëshuar sot, më datë 21 dhjetor të këtij viti më shumë se rreth 1 milion njerëz janë të infektuar nga sëmundja e kolerës dy vitet e fundit.

Organizata paralajmëroi më 10 nëntor, gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë se lufta kundër kolerës në Jemen po përballet me një barrierë serioze , nëse bllokada e vendit  nga Arabia Saudite vazhdon të mbetet e tillë.

Rikujtojmë që, që nga viti 2015, Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion ushtarak që ndërhyn, sidomos nëpërmjet ajrit, kundër rebelëve Houthit në Jemen, duke bllokuar hyrjet dhe daljet e mallërave e duke lënë kështu vetëm hyrjen në vend të dërgesave humanitare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm në Iran, 1 grua e vdekur dhe qindra të plagosur
Ekzekutohet me 18 plumba ylli i Youtube, pasi talli bosin e kokainës »
Article Logic
Execution time: 0.008742094039917
array(1) { ["section"]=> string(51) "jemen-nje-milion-njerez-te-prekur-nga-kolera-103906" }