‘Jemi si në 1997’, Luan Rama: Trutë e haleve të pushtetit kërkojnë të mbyllim sërish gojën

Publikuar tek: politike, më 16:13 26-03-2020 ‘Jemi si në 1997’, Luan Rama: Trutë e haleve të pushtetit kërkojnë të mbyllim sërish gojën

Ish-deputeti i LSI Luan Rama është kthyer pas në kohë dhe ka paralelizuar situatën aktuale të koronavirusit me vitin 1997.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se atëherë gazetarëve i kërkohej të mbyllinin gojën, sepse ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit.

Sipas Ramës, të njëjtët natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, përsërisin ‘mbylleni gojën, jemi në luftë’.

Luan Rama shton se do të vijë shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë.

Statusi i plotë:

Mbylleni gojën, jemi në luftë!

Një shprehje idiote, edhe pse jo të gjithë ata që e thonë, janë idiotë.

Thjesht më kujton vitet 1995, 1996, dhe sidomos vitin 1997 të Shqipërisë në kolaps, pa shtet dhe në gjendje të jashtëzakonshme, kur horrat e pushtetit dhe minjtë e gjirizeve të tij na thonin ne gazetarëve: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Sepse sipas tyre, ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit, ishte e paligjshme që t’i denoncoje ato, se “ishim në luftë”!

Të njejtët, natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, thonë të njejtën gje: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Për këta hibridë të sajuar prej mutacionesh perversiteti pushteti e të klonuar në laboratorët e propagandës tipike gebëlsiane, jo vetëm nuk ka rëndësi se çfarë bën dhe si e bën qeveria punën e vet, por edhe duhet heshtur!

Duhet heshtur edhe kur qeveria nuk zbaton ligjin, edhe kur kryeministri vepron në kokën e vet e pa asnjë tagër kushtetues, duhet heshtur për konçensionet e grabitjes dhe për mosveprimin kriminal në kohën e duhur për shpalljen e emergjencës civile, por duhet heshtur edhe kur të burgosurit nxirren nga burgu sipas shijeve të qeverisë e në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, duhet heshtur edhe kur shteti nuk është atëherë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për të.

Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë askujt të shkelë ligjin!

Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089080333709717
array(1) { ["section"]=> string(93) "jemi-si-ne-1997-luan-rama-trute-e-haleve-te-pushtetit-kerkojne-te-mbyllim-serish-gojen-200170" }