JEMI TË DËNUAR ME 'VARJA'!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:54 07-09-2019 JEMI TË DËNUAR ME 'VARJA'! Edi Oga

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Franca është Kampione e Botës në fuqi, po kujt i plasi, ne sot do ta mundim!

Do ta mundim sepse ne jemi shqiptarë!

(O sa mirë mirë me qenë shqiptar o hej, o hej!)

Ne jemi rracë e zgjedhur!

Ne kur e duam një gjë, e arrijmë! (ose jo, se fati nuk ishte me ne!)

Po të lexosh gazetat dhe portalet deri më sot, fitorja është mëse e mundur, kurse barazimi me Francën do të ishte dy pikë të humbura për ne!

Humbja jonë as nuk diskutohet!

Nuk diskutohet derisa arbitri të mbyllë ndeshjen!

Po sikur të humbim?

"E mirë, VARJA, luajtëm me kampionët e Botës! Pritej!"

Ky është momenti kur të hidhen në grykë të gjithë ata që të dëgjuan!

"Si more tia VARIM?! A je shqiptar apo çfarë je? Kjo është një tragjedi kombëtare!

Pastaj të ftojnë të qash me ta, po ty nuk të del pikë loti!

Për ty është thjesht një lojë dhe nuk beson se duhet të jetë një prioritet në jetë!

Por je në pakicë!

Ti mund të thuash VARJA dhe t'ia varësh vërtetë, por "osamirëmeqenëshqiptarët", jo!

Ata mund të "VARIN" gjëra të tjera, si për shembull:

Nuk ka ujë në rubinet – VARJA, nuk po lahem sot!

Na janë shtuar taksat – VARJA, gjithë Bota paguan taksa!

Fëmijët mbetën pas celularit  – VARJA, interneti do të jetë e ardhmja e Botës!

Ka rënë niveli i arsimit – VARJA, ne jemi rracë e zgjuar!

Po hamë ushqime të pakontrolluara – VARJA, nuk më gjen gjë se jam i fortë, si gjyshi!

Po na grin kanceri nga smogu dhe ushqimet! – VARJA, m'i sjell kunati ilaçet nga Greqia!

Janë shtuar vdekjet nga aksidentet! – VARJA, unë jam shofer i kujdesshëm!

Janë rritur vjedhjet në banesa! – VARJA, unë nuk jam budalla që të mbaj lekë në shtëpi!

Po na e nxin jetën politika! – VARJA, unë nuk votoj!

Po na ikën jeta me "varja"! – VARJA, ka njerëz që nuk kanë ardhur fare në këtë Botë!

Nuk besoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Evropian  - VARJA, se mos... si more varja?! Je shqiptar apo je serb? Je shqiptar apo je grek? Je shqiptar apo je...

Qetësohu vëlla!

Jam shqiptar, por nuk jam edhe aq krenar!

Kjo krenari e stisur, e kotë, e palogjikshme, e padobishme, kundërproduktive, shumëherë qesharake, kjo po na merr në qafë! Është e vërtetë që kemi arsye për grimca krenarie për të gjithë ata nga këto troje që na i njeh e na i vlerëson Bota; për Skënderbeun, Shën Terezën... pse jo për Kadarenë, Ferid Muratin, Inva Mulën, vëllezërit Belushi... akoma

pse jo për Lorik Canën, Rita Orën, Dua Lipën... por kjo nuk ka kuptim pa të kundërtën e saj: A do të ishin, apo a janë ATA krenarë për ne të gjithë, ne që kemi mbetur dhe vazhdojmë të gjallojmë në këto troje ku flitet shqip?! Ne që nuk po bëjmë një hap përpara drejt botës së qytetëruar? Apo VARJA!

E rëndësishme është të fitojmë sot me Francën!

Edhe po nuk fituam, VARJA...!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DOKTORESHA DHE MINISTRIA E KOTËSISË
»
Article Logic
Execution time: 0.0075161457061768
array(1) { ["section"]=> string(30) "jemi-te-denuar-me-varja-177600" }