‘Jemi të vonuar me vënien e drejtuesve’, Basha i përgjigjet pyetjes së qytetarit dhe tregon se kush po e drejton PD-në në qarqe

Publikuar tek: politike, më 23:16 30-11-2020 ‘Jemi të vonuar me vënien e drejtuesve’, Basha i përgjigjet pyetjes së qytetarit dhe tregon se kush po e drejton PD-në në qarqe Lulzim Basha

Partia Demokratike ende nuk i ka vendosur drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ndaj një nga mbështetësit e PD i ka shkruar një koment kryedemokratit Basha në facebook, ku i thotë se PD është e vonuar për vendosjen e këtyre kryetarëve.

Ndërkohë në emisionin “Log” Basha i është përgjigjur këtij qytetari, duke u shprehur se fushatën e PD në qarqe momentalisht po e udhëheqin kryetarët e degëve, ata të grup seksioneve dhe deputetët e grupit parlamentar që kanë qenë deri sa dogjën mandatet.

“Kryetarët e degëve, koordinatorët e Partisë Demokratike në terren, kryetarët e grup-seksioneve, deputetët e grupit parlamentar të cilët janë në detyrë deri sa të ketë një gup tjetër parlamentar se marrëdhënien me qytetarin dhe partinë ata e vazhdojnë, thjesht e kanë shkëputur me parlamentin ilegjitim. Anëtarët e kryesisë së PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, janë prej 25 qershorit në terren dhe është pikërisht ky shqetësimi i Edi Ramës, që ka përballë koalicionin më të madh të 30 viteve”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk i doja meritat, t’i merrte ai’, Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa, ai tundte kokën dhe vizatonte
Bledi Çuçi takim me fermerët në Livadhja, nuk i kursen lavdërimet për kryeministrin: Katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka tokësor ta zgjidhë përveç Edi Ramës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012438058853149
array(1) { ["section"]=> string(131) "jemi-te-vonuar-me-venien-e-drejtuesve-basha-i-pergjigjet-pyetjes-se-qytetarit-dhe-tregon-se-kush-po-e-drejton-pd-ne-ne-qarqe-229715" }