Jeni amerikanë dhe doni të lagoheni për në SHBA? Ambasadorja Kim tregon si të fluturoni nga Tirana: Prisni menjëherë biletën te Air Albania

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 26-03-2020 Jeni amerikanë dhe doni të lagoheni për në SHBA? Ambasadorja Kim tregon si të fluturoni nga Tirana: Prisni menjëherë biletën te Air Albania Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, u bën thirrje gjithë shtetasve të vendit të saj që janë nën vendin tonë dhe duan të largohen drejt SHBA, të presin biletën në sportelet e Air Albania.

“Nëse jeni qytetar amerikan i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën. Dua t’ju siguroj se personeli i Ambasadës sonë do vazhdojë të punojë pa ndërprerje për t’i ofruar qytetarëve amerikanë në Shqipëri informacion dhe mbështetje”, thotë ndër të tjera, Ambasadorja Kim në video-mesazhin për shtetasit amerikanë në Shqipëri.

“Jam Ambasadorja Yuri Kim dhe kam një mesazh për të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri. Ndërsa vijojmë luftën kundër koronavirusit, Presidenti Trump dhe Sekretari Pompeo e kanë bërë të qartë se prioritet kryesor i Ambasadave e Konsullatave në mbarë botën është të mbrojmë dhe mbështesim qytetarët tanë. Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit më kufijtë, duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA përveç rasteve kur jeni përgatitur për të qëndruar jashtë SHBA për një kohë të pacaktuar”, thotë ndër të tjera Ambasadorja Yuri Kim.

Ndiqni video-mesazhin e Ambasadores:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087399482727051
array(1) { ["section"]=> string(144) "jeni-amerikane-dhe-doni-te-lagoheni-per-ne-shba-ambasadorja-kim-tregon-si-te-fluturoni-nga-tirana-prisni-menjehere-bileten-te-air-albania-200216" }