Jeni i gatshëm të lini Presidencën nëse LSI dhe PD fitojnë zgjedhjet? Meta tregon nëse do bëhet Kryeministër apo Ministër i Brendshëm

Publikuar tek: politike, më 10:24 18-09-2020 Jeni i gatshëm të lini Presidencën nëse LSI dhe PD fitojnë zgjedhjet? Meta tregon nëse do bëhet Kryeministër apo Ministër i Brendshëm Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për herë të parë për zërat që aluduan se ai do të lërë Presidencën në 26 prill 2021, nëse PD dhe LSI fitojnë zgjedhjet parlamentare.

"Do ishit i gatshëm të linit mandatin për një post të rëndësishëm nëse ish-partia juaj fiton zgjedhjet apo bë koalicion?", e pyeti gazetarja, ndërsa Meta garantoi se ai do të jetë mbrojtës i Kushtetutës si President deri në 24 korrik 2022, duke hedhur poshtë zërat se do të lërë postin.

"Ju e dini që unë prej kohësh, që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e legjitimitetin, isha i gatshëm të lija dhe postin e presidentit vetëm që të gjendej një zgjidhje. Pa pasur parasysh karrierën time. Unë dua t'ju siguroj se në të gjitha rastet, unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, këtë do ta mbaj në të gjitha mënyrat. Për këtë institucion duhet të jemi të qetë deri në 24 korrik 2022", tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010735034942627
array(1) { ["section"]=> string(139) "jeni-i-gatshem-te-lini-presidencen-nese-lsi-dhe-pd-fitojne-zgjedhjet-meta-tregon-nese-do-behet-kryeminister-apo-minister-i-brendshem-220801" }