“Jeni ministria më e dështuar”, plas keq mes grave të politikës në Komisionin e Medias

Publikuar tek: politike, më 13:38 27-02-2018 “Jeni ministria më e dështuar”, plas keq mes grave të politikës në Komisionin e Medias

Në Komisionin e Medias ku është thirrur në seancë dëgjimore ministria e Kulturës Mirela Kumbaro po diskutohet për shkatërrimin e monumenteve të kulturës. Lidhur me këtë minsitrja Kumbaro u shpreh se gjithçka ka ndodhur për shkak të natyrës.

Mirëpo, debati u tensionua në momentin kur kryetarja e Komisinit Albana Vokshi e quajti Kumbaron si ministren më të dështuar, pasi sipas saj ajo ende nuk ka dhënë asnjë sqarim konkret lidhur me situatën.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Të lëmë të flasë 15 minuta zonja ministre se i duhet të largohet.

Kumbaro: Është e patolerushme që të gjithë folën nga 3 orë dhe mua më jepni vetëm 15 minuta kohë.

Vokshi: Ju nuk mund të flisni me orë të tërë në Komisinin e Medias zonja minisitre. Këtë mund ta bëni në Kuvend por jo këtu, nuk është vendi që ju takon. Ne kishim për të diskutuar edhe për teatrin.

Kumbaro: A mund të flas?

Vokshi: Ju nuk keni thën ëasgjë deri më tani. Jeni ministrja më e dështuar.

Kumbaro: Me leje a të vazhdoj....

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011658906936646
array(1) { ["section"]=> string(90) "jeni-ministria-me-e-deshtuar-plas-keq-mes-grave-te-politikes-ne-komisionin-e-medias-111630" }