Jeni në kulmin e pushimeve, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Publikuar tek: aktualitet, më 07:03 12-08-2020 Jeni në kulmin e pushimeve, ja si do të jetë moti për ditën e sotme Ilustruese

Vendi ynë po ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët por që nuk kanë munguar e nuk do mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Edhe për ditën e sotme pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike. Moti do të nisë i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.
 
Ndryshe nga sot, nesër pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë itensitet mesatar e deri të lartë me reshjet të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruar me breshër, thuhet në parashikimin e shërbimit meteorologjik.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen në të njejtat vlera me ato të ditës së sotme me vlera të parashikuara nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta.

auto_tabe1597181255.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010320901870728
array(1) { ["section"]=> string(73) "jeni-ne-kulmin-e-pushimeve-ja-si-do-te-jete-moti-per-diten-e-sotme-216851" }