Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s, ja çfarë e detyroi të marrë këtë vendim

Publikuar tek: aktualitet, më 07:59 23-04-2018 Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s, ja çfarë e detyroi të marrë këtë vendim Leonidha Papa

Kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Përgjithsëhm të saj.

Papa u zgjodh në krye të OMONIA-s në janar të 2015. Në një postim në rrjetet sociale Papa ka bërë publike se çfarë e ka detyruar të japë dorëheqjen nga posti i tij.

“Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do te sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbështetjen e dëshiruar, jap dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Përgjithshëm”, shkruan Papa.

Mes të tjerash ai shprehet se: “Largimi i tij nuk duhet të interpretohet si një braktisje, përkundrazi është një përpjekje më e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të lehtësuar një riorganizim me pjesëmarrjen e çdo anëtari, me maturi dhe pa nxitime.”

 Postimi i plotë:

Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do te sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shnderruar organizaten si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për te perballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar, jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri.

Me lejoni të ndaj me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjate ketij tre vjecari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha ceshtjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar. Promovoi vlerat e këtij komuniteti duke derguar mesazhe ne cdo drejtim, se minoriteti etnik grek ne Shqiperi nuk eshte një pakicë e harruar dhe e disponueshme per konsumim, por një pjesë e konsiderueshme e rajonit dhe e Helenizmit Ekumenik. 

Falënderoj dhe përgëzoj te gjithe ata, ato që kanë qenë te angazhuar ne keto perpjekje, veçanërisht të rinjtë. Ata që kane emigraur në Greqi por nuk braktisen vendlindjen dhe origjinen e tyre dhe sidomos ata qe kembengulin te ndertojne jeten e tyre ketu, duke mos iu bindur sirenave te çrrenjosjes. Kërkoj ndjese nga te gjithe ata që me fjale ose vepra i kam merzitur dhe nga ata qe ishin ne pritje te nje kauze ndryshe.

Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim per sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokush qe nuk i shërben “bisnesit” te tyre.

Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës. Me statutin e tanishem, kryetari nuk ka të drejten e asnje vendimarrjeje por për të zbatuar vendimet e Keshillit të Përgjithshme.

Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, perkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe per të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e cdo anetari, me maturi dhe pa nxitime.

Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajne. Jane më shumë dhe me thelbësore ato që na bashkojnë. Shigjetari kur mbyll një sy, arrin më mirë shenjestren. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nëse do te mbylle të dy sytë, do t’ja dale me sukses. Mir u takofshim ne betejat e ardheshme! Leonidas Papas Sarandë, 22 prill 2018”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të gjithë me sytë nga "Arena Kombëtare", shikoni se në çfarë faze kanë arritur punimet deri tani (VIDEO)
Teatri Kombëtar/ Thirrje për rezistencë sot pasdite: Lufta sapo ka filluar »
Article Logic
Execution time: 0.011105060577393
array(1) { ["section"]=> string(77) "jep-doreheqjen-kreu-i-omonia-s-ja-cfare-e-detyroi-te-marre-kete-vendim-117929" }