Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit polak, ja arsyeja

Publikuar tek: bota, më 19:17 08-08-2019 Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit polak, ja arsyeja

Kryetari i parlamentit të Polonisë Marek Kuchcinski njoftoi të enjten se do të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve se kishte përdorur avionët qeveritarë për udhëtime private me pjesëtarët e familjes së tij.

Përpara zgjedhjeve të pritshme të muajit tetor, skandali duket se vendos në pozitë të vështirë partinë në pushtet të krahut të djathtë nacionalist atë për Ligj e Drejtësi (PiS).

Fshehja e skandalit u bë e pamundur pasi media polake publikoi detaje të mëtejshme rreth fluturimeve duke nxjerrë në pah mospërputhje në shpjegimet e dhëna nga zoti Kuchcinski dhe qeveria. Sipas një sondazhi të publikuar të enjten nga tabloidi ‘Super Express’ rreth dy e treta e polakëve ishin për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012535095214844
array(1) { ["section"]=> string(61) "jep-doreheqjen-kryetari-i-parlamentit-polak-ja-arsyeja-174754" }