Jep dorëheqjen ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Publikuar tek: rajon, më 15:29 02-06-2020 Jep dorëheqjen ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Fahrudin Radonçiç ka dhënë dorëheqjen.

Në një konferencë për media në Sarajevë, ai tha se po dorëhiqet për disa arsye, ndër të tjera, edhe për situatën me migrantët.

“Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e migrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me migrantët pakistanezë”, tha ai.

Kujtojmë se më herët, Radonçiç kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë planin për dëbimin e migrantëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095729827880859
array(1) { ["section"]=> string(67) "jep-doreheqjen-ministri-i-sigurise-ne-bosnje-dhe-hercegovine-208795" }