Jep dorëheqjen presidenti i Bolivisë Evo Morales

Publikuar tek: bota, më 22:26 10-11-2019 Jep dorëheqjen presidenti i Bolivisë Evo Morales Evo Morales njofton dorëheqjen

Presidenti i Bolivisë Evo Morales ka njoftuar dorëheqjen.

Dorëheqja e Morales vjen vetëm pak minuta pasi gjenerali i ushtrisë dhe komandanti i policisë i kërkuan që të tërhiqet. Në Bolivi janë zhvilluar protesa të mëdha që prej rizgjedhjes së diskutueshme të Morales në muajin e kaluar.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë thirrje për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve pasi ata gjetën “manipulime të qarta” të rezultatit të zgjedhjeve të 20 tetorit.

Në një fjalim televiziv ditën e sotme ai tha “unë jap dorëheqjen nga posti i presidentit”.

Presioni ishte shtuar së fundmi te aleatët e tij politikë që po jepnin dorëheqjen një e nga një, pasi i druheshin “frikës për sigurinë e familjeve të tyre”.

Policia dhe ushtria u kthyen në anën e popullit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093779563903809
array(1) { ["section"]=> string(55) "jep-doreheqjen-presidenti-i-bolivise-evo-morales-185416" }