Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Publikuar tek: bota, më 16:58 12-10-2019 Jep dorëheqjen sekretari amerikan i Sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan, po largohet nga posti, ndërsa paralajmëroi se do të emërojë sekretarin e ri javën që vjen.

Presidenti tha se "Kevin McAleenan ka bërë një punë të jashtëzakonshme si ushtrues i detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare’ dhe se ai dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe të punojë në sektorin privat".

Presidenti Trump tha se do të shpallë emrin e ushtruesit të ri të kësaj detyre javën që vjen dhe ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

Zoti McAleenan mori postin e sekretarit në detyrë në muajin prill pas dorëheqjes së ish sekretares Kirstjen Nielsen, duke u bërë personi i katërt që drejtoi departamentin në dy vjet.

McAleenan, një zyrtar karriere në fushën ë sundimit të ligjit, mbikëqyri goditjet e presidentit Trump mbi imigrantët pa dokumente gjatë gjashtë muajve të punës si sekretar në detyrë.

Gjatë mandatit të tij, McAleenan paraqiti disa nisma për të zvogëluar valën e emigrantëve në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ato përfshinin lejimin e zyrtarëve amerikanë që të ndalonin familjet migruese me fëmijë për periudha më të gjata kohore dhe punën me vendet e Amerikës Qendrore për të krijuar marrëveshje sipas të cilave strehimkërkuesit do të aplikonin për strehim në Amerikën Qendrore në vend se në Shtetet e Bashkuara.

Ai është kritikuar nga disa prej mbështetësve të presidentit se nuk ishte mjaft i zëshëm në përkrahjen e politikave të imigracionit dhe retorikës së presidentit Trump.

Para se të shërbente si sekretar në detyrë i Sigurisë Kombëtare, McAleenan drejtonte doganat dhe sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara./voa

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013231039047241
array(1) { ["section"]=> string(61) "jep-doreheqjen-sekretari-amerikan-i-sigurise-kombetare-181784" }