Jep dorëheqjen sekretarja e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Trump prezanton zëvendësuesin

Publikuar tek: bota, më 09:19 08-04-2019 Jep dorëheqjen sekretarja e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Trump prezanton zëvendësuesin Kirsten Nielsen

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen ka dhënë dorëheqjen.

Nielsen e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të kufirit të Presidentit Trump, e quajti 'një nder të jetës' punën në departament.

Lajmin e dha vetë Trump, i cili pasi e falenderoi për punën, duke prezantuar pasrardhësen e saj.

'Unë jam i lumtur të njoftoj se Kevin McAleenan, aktualisht Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve do të marrë postin e Sekretarit të Sigurisë', shkroi në Twitter Trump.

Nielsen ka qenë përgjegjëse për zbatimin e propozimit për murin kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të migrantëve.

Ajo nuk ka dhënë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, ndonëse ka konsideruar se është koha e duhur për t’u larguar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097360610961914
array(1) { ["section"]=> string(91) "jep-doreheqjen-sekretarja-e-sigurise-kombetare-ne-shba-trump-prezanton-zevendesuesin-159577" }