Ka një interes të madh për shfrytëzimin e lagunave dhe tokave rreth tyre. Nisur nga kjo, Ministria e Bujqësisë i ka vënë në listë këto zona për t’i dhënë me qira ose me koncesion.
Rradhën e ka karavastaja, ku shteti ka vendosur të japë me qira fillimisht tokat në afërsi të lagunës. Kur vjen fjala për lagunat shqiptare, hisotritë e grindjeve, eklipsojnë bukuritë e tyre. Fjala vjen, askush nuk e di se në Lagunën e Patokut është regjistruar një numër i madh llojesh të shpendëve të kërcënuar në shkallë botërore.
Edhe laguna e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri, nuk njihet aq shumë për pelikanin kaçurel që ndodhet aty por më tepër për faktin se u bë fole e bandës së Aldo Bares, transmeton “Shqip”.
Dje Ministria e Bujqësisë shpalli tenderin për dhënien me qira të 87 hektar tokë, megjithëse sipërfaqja e lagunës është shumë më e madhe. Por kreu i bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, në shtator të 2015-ës ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku kërkon pronësinë e Lagunës së Karavastasë. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk e ka penguar të bëjë edhe kërkesa të tjera e të ankohet për vendimin e gjykatës që i konfiskoi lagunën.