Jepet me qira për 20 vjet Kombinati Mekanik i Poliçanit

Publikuar tek: barometri, më 07:42 07-08-2018 Jepet me qira për 20 vjet Kombinati Mekanik i Poliçanit

Ish Kombinati Mekanik i Poliçanit do të jepet me qira për 20 vjet. Në datën 10 gusht palët do të dorëzojnë ofertat për qiramarrje në ambientet e bashkisë.

 

Nga sipërfaqja e përgjithshme prej 100.000 m2, do të jepet me qira një sipërfaqe prej 12 400 m2. Kombinati Mekanik Poliçan është themeluar në vitin 1962. Në vitet 80–të aty nisi të prodhohen predha 60, 107 dhe 120 mm, djegoreve 60 dhe 82 mm, fishekëve bazë 60 dhe 120 mm, fishekëve 12.7, 14.5 dhe 9 mm, etj.

Objekti i tenderit, publikuar në openprocurement.al:

Dhenie me qera te prones nr.15/1 bashkia poliçan (pasuria me nr.15/4 . K-34-125-35-D , vol.18; fq 44 ZK 3019) ish prona nr.1069 , me Emertimin Kombinati Mekanik Zona B ) , siperfaqe e përgjitshshme 100.000 m2 , nga kjo siperfaqe totale që do jepet me qera 12 400 m2 , dhe siperfaqe nen objekt ( ndërtes) 2310.4 m2 .

Qellimi i perdorimit është : dhënia në gëzim të përkohshëm të ambjentit të përcaktuar në pikën 1 sipas destinnacionit te përcaktuar ne VKM-nr.402 datë 4.07.2018 për ta përdorur për magazinimin dhe përpunimin e lëndës drusore, të materialeve të ndërtimit, instalimin e makinerive dhe pajisjeve teknologjike për zbatimin e projekteve në funksion të zhvillimit social-ekonomik të zonës, si dhe për realizimin e funksioneve ekonomike dhe të funksioneve të tjera sipas ligjit, ushtrimin e aktiviteteve të të gjitha llojeve për njesi prodhimi , përpunimi, tregtimi sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Tarifa dysheme e qerase per ndertesen ne qytetet jashte Beratit eshte 50 leke/m2 (ANEKSI A), 2310.4 m2 x 50leke/m2 =115.520 leke / muaj

b)- Siperfaqja e pergjithshme qe propozohet te jepet me qera 12 400 m2 , dhe duke zbritur siperfaqen nen objekt ( ndërtes) 2310.4 m2 del 10.089.6 m2

10.089.6 m2 x 10 leke (20 % i 50 leke / m2)= 100.896 leke/muaj

Totali i qiras mujore eshte : 115.520 leke /muaj( ndertes) 100.896 leke/muaj ( siper funksionale ) = 216.416 leke/muaj, perllogaritur sipas VKM-se nr. 54, date 05.02.2014, kreu III -te.

Afati i dhenies me qira te pasurise do te jete 20 vjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032041072845459
array(1) { ["section"]=> string(62) "jepet-me-qira-per-20-vjet-kombinati-mekanik-i-policanit-130370" }