Jepini fund dilemave! KJO është dhurata e minutës së fundit që mund t’i bëni dikujt që ka gjithçka

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:15 26-12-2016 Jepini fund dilemave! KJO është dhurata e minutës së fundit që mund t’i bëni dikujt që ka gjithçka

Siç e do tradita e festave të fundvitit, shumë prej nesh futen në mendime e vihen në lëvizje për dhuratën që do bënte të lumtur njerëzit tanë më të dashur. Por ndërkohë që ju jeni ende në dilemë dhe ditët ikin kaq shpejt, ne e kemi gjetur zgjidhjen e minutës së fundit.

Dhe ajo është një certifikatë. Po, po, ashtu siç e lexuat... CERTIFIKATË, si e vetmja dhuratë kuptimplotë e "minutës së fundit" që mund t’i bëhet dikujt që i ka të gjitha. Po çfarë është konkretisht kjo certifikatë?

Certifikata dhuratë është një kartë e dizenjuar bukur, me një fjongo të kuqe si ngjyra e pangatërrueshme e festave dhe dashurisë ku përfshihen shërbime të larmishme si: një banjo turke, masazh me gurë të nxehtë apo një paketë e plotë me të gjitha shërbimet SPA.

Ju thjesht bëni pagesën modeste dhe më pas, i afërmi juaj, kolegu, kolegia, i dashuri, e dashura, mamaja apo babai juaj shkon dhe shijon shërbimin që nuk ka të krahasuar me çmimin e parapaguar tashmë prej jush.

Ju mund të përcaktoni vetë çmimin që doni të paguani dhe të zgjidhni mes shumëllojshmërisë së shërbimeve gjithashtu.

Ku mund t’i gjeni të gjitha këto shërbime? Ne kemi menduar edhe për vendin dhe kemi zgjedhur SPA-në vendosur në pikën më strategjike, në zemër të Tiranës dhe të preferuarin e të gjithë kryeqytetasve. Bëhet fjalë pikërisht Velur SPA, që gjendet në rrugën “Sami Frashëri” te “Qendra Tregtare Metropol”.

Cilësinë dhe standartin e lartë të shërbimeve e ka garantuar vetë eksperienca e tyre, tashmë 10 vjeçare në treg, duke u kthyer në një “brand” në gjithë Shqipërinë.

Ju thjesht bëni një telefonatë ose kaloni disa sekonda nga Velur, merrni certifikatën e paketuar për personin tuaj të dashur me detaje të personalizuara e të mirëmenduara nga stafi dhe thjesht... prisni falenderimet e panumërta./ Newsbomb.al

 

*(Foto: Paketat SPA me shumëllojshmërinë e kombinimet e shërbimeve)

dh2.jpg

sh3.jpg

dh4.jpg

sh5.jpg

sh6.jpg

dh7.jpg

dh8.jpg

dh9.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072109699249268
array(1) { ["section"]=> string(103) "jepini-fund-dilemave-kjo-eshte-dhurata-e-minutes-se-fundit-qe-mund-t-i-beni-dikujt-qe-ka-gjithcka-63802" }