‘Jepjani pra recetën atij’, Berisha shfaqet krah Bashës dhe sulmon Ramën për incidentin: Ai tha një të vërtetë, ky futi rojet dhe e rrahu studentin në sallë (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:44 21-02-2020 ‘Jepjani pra recetën atij’, Berisha shfaqet krah Bashës dhe sulmon Ramën për incidentin: Ai tha një të vërtetë, ky futi rojet dhe e rrahu studentin në sallë (VIDEO) Berisha, Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe një studenti gjatë ceremonisë së diplomimit të 1,600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Berisha rishfaqet në krah të Bashës në konferencën me temë “Sfidat dhe vizionet në shëndetësi”, nga ku e akuzoi Ramën, duke i thënë se ka “vrarë çdo student” me atë bëri në ceremoninë e diplomimit. Më tej Berisha thotë se studenti tha një të vërtetë ndërsa Rama “futi rojet dhe E rrahu në sallë”.

“Ke vra çdo student shqiptar me atë që ke bërë në ceremoninë e diplomimit. Ai tha një të vërtetë dhe ky futi rojet dhe rrafti studentin në sallë. Kërkoj ndjesë se mbase ishte jashtë teme kjo por ai është një kancer i vërtetë i mjeksisë shqiptare”, tha Berisha.

Kujtojmë se në ceremoninë e djeshme ndërsa Rama ka marrë fjalën, një sudent ka nisur të bërtasë  nga slla"Kemi prerë biletë për arratisje...”, ndërsa Rama i është përgjigjur me një batutë.

“Është një individ, që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen tuaj, merreni dhe jepini recetën”, tha kryeministri Rama.

“A e dini ju qe keni bo vetëm studentët e pasur të arsimohen? Sa për ilaçe, e dimë të gjithë mirë se kush duhet t’i marë në këtë vend...”, dëgjohet të thotë studenti teksa gardistët e nxjerrin jashtë me forcë.

Ndërsa Rama u përgjigj: “Jepjani pra recetën atij”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi e nis ditën me vajzën e ish-deputetes së LSI-së: Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët
»
Article Logic
Execution time: 0.0088968276977539
array(1) { ["section"]=> string(164) "jepjani-pra-receten-atij-berisha-shfaqet-krah-bashes-dhe-sulmon-ramen-per-incidentin-ai-tha-nje-te-vertete-ky-futi-rojet-dhe-e-rrahu-studentin-ne-salle-video-195955" }