Jepte legalizime me dokumenta false, lirohet nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Arben Isaku

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 14-08-2019 Jepte legalizime me dokumenta false, lirohet nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Arben Isaku Arben Isaku, ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit

Gjykata e Durrësit liroi dhe caktoi masën ‘’detyrim me paraqitje’’ për zv/drejtorin e Agjensisë Kadastrës së Durrësit Arben Isaku.

Ish-drejtori i ALUIZNIT ishte në kërkim nga policia për legalizim të paligjshëm të 123 metrave katror truall dhe 500 metrave katror tokë plazhi në Durrës. Bashkë me Isakun, akuzohen dhe specialisti i Kadastrës së Durrësit Flavio Rexha dhe ekonomisti R.K.. Edhe për dy bashkëpunëtorët e Isakut, Gjykata e Durrësit caktoi masën ''detyrim paraqitje''.

Ndër të tjera, ndaj tyre rëndojnë akuzat e ''korrupsionit pasiv'' dhe ''shpërdorimit të detyrës. Arben Isaku dhe Flavio Rexha u vetëdorëzuan dje në policinë e Durrësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069761276245117
array(1) { ["section"]=> string(93) "jepte-legalizime-me-dokumenta-false-lirohet-nendrejtori-i-kadastres-durres-arben-isaku-175332" }