Jessica Alba bën turmën të qajë, ja mesazhi që përcjell aktorja

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:34 01-08-2016 Jessica Alba bën turmën të qajë, ja mesazhi që përcjell aktorja

Jessica Alba bën audiencën të qajë pas fjalimit emocionues që mbajti për të prekurit nga dhuna me armë në Teen Choise Awards. Aktorja 35-vjecare ftoi në skenë një grup të rinjsh të cilët kishin humbur pjesëtarë të familjes nga sulmet në skena, midis tyre edhe djalin e Sterling Alton - dhe i kërkoi secilit të prezantojë vetveten.

“Ata ndajnë një lidhje të pazakontë e cila është e vështirë për tu kuptuar”, tha ajo për turmën.

"Ata janë vëllezërit, motrat, bijat, dhe anëtarët e familjeve dhe viktimave të fundit të dhunës me armë. Unë jam duke folur për Aurorën, Baton, Rouge, Dallas, Minneapolis, Orlando, San Bernardino, Newtown. Vazhdon të ndodhë dhe duhet ndaluar.”

Pasi secili prej adoleshentëve tha emrin dhe historinë e tij, Jessica Alba tha: "Sonte ne qëndrojmë së bashku me këto adoleshentë."

Ajo shtoi: "Të bashkuar në një thirrje për paqe dhe dhënien fund të kësaj dhune. Tani më shumë se kurrë ne kemi nevojë të ndalemi, të ndiejmë dhe të pyesim: "Çfarë po ndodh?"

Ne-Yo iu bashkua skenës dhe bashkë me Jessica Albën i bënë thirrje publikët të bëjnë dicka për të ndërgjegjësuar shoqërinë.

Në fund, turmës iu kërkua të bëjnë foto të grupit në skenë dhe ti postojnë në rrjetet sociale me hashtagun  #StopTheViolence.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071699619293213
array(1) { ["section"]=> string(68) "jessica-alba-ben-turmen-te-qaje-ja-mesazhi-qe-percjell-aktorja-48349" }