Jeta e Fabios do shpëtohej dje, edhe çmenduria e krenarisë së vet!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:45 15-09-2016 Jeta e Fabios do shpëtohej dje, edhe çmenduria e krenarisë së vet!

Nga Nikoleta Kovaçi

Më dhemb shumë ngjarja e Pogradecit..
Shumë fort!
Aq sa, rrallë më ndodh në ngjarje të tilla të mos gërmoj për të zbuluar kush ishte shkaku, e ç`dreq solli gjithë atë pasojë. Kam dy ditë që vras mendjen në lidhje me ato dy familje; njërës iu mbyll dera më vdekje e tjetrës me burg!!! Thonë i gjalli me të gjallë; në fakt në rastin e këtij djali jo. Familja e tij është shumë herë më në dhimbje e lot se sa familja e atij që iku. Tani po flas për familje, jo për njerëz që rastësisht quhen familje. Vrasja e Fabios në një lokal në mes të Pogradecit është kambanë alarmi e madhe për të gjithë ne si shoqëri. Duhet ta nisim vetëm betejën me të keqen.

S`kena pse presim politikë e politikaj, sepse ato janë vetëm hajdutë të gjithçkaje të mirë që ka ky vend. Duhet të nisemi fillimisht te ky brez njerëz. Të merremi me ta, të flasim me ta, t`i bajnë të kuptojnë veten e tjetrin si vetja. Marr spunto nga profilet e tyre në FB! Edhe pse asht` vetëm një rrjet social, qartazi kuptohet se autori është i prerë për të qenë autor...autor diçkaje po! Madje të frikshme! Me armë gjithfarësh , thika me gjak, shprehje e shprehi të fortësh e rrugësh, ai fëmijë që i duhen më shumë se 3 muaj të bëjë 18 vjeç, është kultivuar frikshëm dhe dhunshëm! Nuk duket se i ka munguar gjë, për të qenë njeri, por as për tu bërë përbindësh. Për tu bërë ai që ishte dje, e si duket krenaria prej të forti FB-je nuk i ka lënë asnjë lloj shtegu të shohë qartë.

As të tjerët nuk e kanë ndaluar. Madje nuk dihet nëse ka qenë kush në dijeni të konfliktit të tyre prej më shumë se një viti, flas nga njerëz të afërt, ata që duhej të dinin dhe duhet të dinë gjithçka për fëmijën e tyre. Në rastin e Pogradecit ka dështuar pikërisht marrëdhënia e ngushtë njerëzore; ajo që na bën të ndjehemi të përgjegjshëm për të treguar edhe gabimet, edhe fajet. Por jo aktet që të çojnë në moskthim, në rrënim dhe njëherësh mallkim. Fabiani, djali që kreu atë vrasje, mjerisht s`ka asnjë dedikim njerëzor në profilin e tij, ndonëse duket se është një djalë që vishet bukur, ka tatuazhe dhe madje lëviz edhe me makina, edhe pse nën moshë. Duket se trumbeton forcë e dhunë. Madje edhe mbështetet e kërkon mbështetje.

Ndryshon profili i Fabios. Ndryshon shumë! Jo vetëm nga një letër-mesazh për nënën e tij, por edhe për shkak se ishte mirënjohës ndaj dashurisë!Pikërisht asaj dashurisë prindërore, që s`dihet se ku dreqin u ngatërrua për të mos e shpëtuar në atë moment. Ne jemi shoqëri që duhemi pak, e aq më pak e reflektojmë. Por duhet të nisemi të kujdesemi ta shumojmë, të flasim me njerëzit e afërt e të largët se jam e sigurt se jo vetëm jetë e Fabios do të shpëtohej dje, por edhe Fabiani do shpëtohej nga çmenduria e krenarisë së vet!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021919012069702
array(1) { ["section"]=> string(70) "jeta-e-fabios-do-shpetohej-dje-edhe-cmenduria-e-krenarise-se-vet-52985" }