Jeta e mafias shqiptare në Londër, gazeta britanike artikull për grupin ‘Hellbanianz’

Publikuar tek: bota, më 19:02 14-07-2019 Jeta e mafias shqiptare në Londër, gazeta britanike artikull për grupin ‘Hellbanianz’ Nje prej rrepereve te grupit shqiptar 'Hellbanianz' ne Londer

Banda e njohur shqiptare në Londër, Hellbanianz, nëpërmjet videoklipeve të këngëve me rreperët kryesorë të këtij grupi, Vinz dhe Stealth dhe me jetën luksoze të kësaj bande me Rolls-Royces, Lamborgini dhe një numër i madh djemsh të maskuar e me armë, është një paralajmërim i frikshëm.

Këngët e këtij grupi dhe videoklipet e tyre janë sfiduese dhe ofrojnë një pasqyrë tronditëse të mafias shqiptare në Britaninë e Madhe. Deri para pak kohësh mënyra e jetesës së kësaj bande ka qenë e fshehur dhe sekret, por tani anëtarët e bandës janë duke shfrytëzuar videoklipet dhe reklamimin e jetës së tyre online, për të rekrutuar më shumë djem të rinj që të bëhen pjesë e tyre.

Me postimet e imazheve të jetës së tyre, duke poseduar armë, me sasi të mëdha kartëmonedhash dhe orëra luksoze Rolex prej ari, anëtarët e bandës po përpiqen që të bindin elementët kriminal nga Shqipëria që të kontrabandojnë veten në Mbretërinë e Bashkuar për t'u bashkuar me rrjetin e tyre, thonë ekspertët e sigurisë britanike.

Përdoruesit e drogës në klasë të mesme po fryhen në fitimet e mëdha të perandorisë kriminale të shqiptarëve, që kontrollon tregun britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë.

Gazeta Daily Mail ka publikuar disa zbulime përsa i përket krimit të organizuar shqiptar në Britaninë e Madhe.

Sipas Daily Mail shqiptarët kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e drogës të Amerikës Latine, duke ulur çmimin e drogës së klasit A dhe duke pasur në kontroll shpërndarjen e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Për herë të parë raportohet se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet britanike, ku 802 prej tyre janë pas hekurave. Vrasësit shqiptarë në Britaninë e Madhe mund të marrin një punë për eliminimin fizik me çmimin i cili varion nga 15 mijë paund deri në 100 mijë paund për vrasje.

Të njohur edhe si Mafia Shqiptare, gangsterët shqiptarë kanë kapur kontrollin e tregtisë britanike të kokainës rreth pesë vjet më parë duke u lidhur me kartelet e Amerikës Jugore që furnizonin këtë treg.

Rrugët kryesore të kokainës në portet e Britanisë së Madhe janë nëpërmjet Roterdamit në Holandë, porti më i madh i Evropës dhe Antwerp në Belgjikë. Policia e Evropës e ka pothuajse të pamundur të depërtojë në bandat shqiptare, të cilat drejtohen nga një kod i rreptë besnikërie i njohur si ‘besa’ apo kanuni, që do të thotë ' mbajtja e fjalës dhe e premtimit'.

Ata gjithashtu kanë një reputacion të frikshëm për dhunën, të qeverisur nga kodi i kanunit: e drejta për t'u hakmarrë. Një raport i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë identifikoi Britaninë  së bashku me Belgjikën, Greqinë, Spanjën dhe Italinë - si vende ku veprojnë vrasës profesionistë shqiptarë. Sipas këtij raporti pagesa për një vrasje në Britaninë e Madhe ndryshon nga 15,000 paundë deri në 100,000 paund. 

444444444.jpg

55555555.jpg

6666666.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012493133544922
array(1) { ["section"]=> string(89) "jeta-e-mafias-shqiptare-ne-londer-gazeta-britanike-artikull-per-grupin-hellbanianz-172195" }