Jeta e një familje kurde siriane prej 50 ditësh brenda aeroportit të Moskës: Na ndihmoni

Publikuar tek: bota, më 13:37 29-10-2015 Jeta e një familje kurde siriane prej 50 ditësh brenda aeroportit të Moskës: Na ndihmoni Familja kurde-siriane qe jeton prej 50 ditesh ne terminalin e aeroportit te Moskes

Një familje kurde që iku nga Siria për shkak të luftës civile ka gjetur një strehë në aeroportin e Moskës, raporton CNN. 

Hassan Abdo Ahmed Mohammed, gruaja e tij dhe katër fëmijët duan të vendosen në Rusi por qeveria thotë se vizat e tyre janë false. Kthimi në shtëpi është jashtë cdo opsioni për shkak të rrezikut atje.

Kështu familja ka ngritur një kamp Brenda aeroportit të Moskës Sheremetyevo dhe po presin derisa avokatët të përpiqen të gjejnë zgjidhje.

kurdi1

Shtëpia e tyre për 50 ditët që kanë kaluar: një qoshe në terminalin e aeroportit. Kanë hapur dyshekë në dysheme. Valixhet dhe cantat e tyre janë vendosur në anë të murit. Ata nuk mund të gatuajnë kështu UNICEF u con atyre ushqime. Në një shënim kanë shkruar: “Ju lutem mos I prekni gjërat tona. Ne jetojmë këtu”.

Situata u përmirësua disi kohët e fundit. Kombet e bashkuara bindën autoritetet ruse që të lejojnë familjen të kalojë natën në një hotel Brenda aeroportit, tha Mohammed për CNN.

“Pas 44 ditësh që kemi fjetur përtokë në aeroport, në të ftohtë, ata vendosën të na cojnë në hotel. Kushtet në dhomë nuk janë të mira, dhe na kanë vendosur në një zonë ku pihet cigare”.

kurdi2

Por mund të kalojnë ditën në terminal, duke dëgjuar çdo njoftim dhe duke parë pasagjerët të kalojnë krah tyre. Nuk është një vend i mirë për fëmijët, tre djem të moshës nga 8 deri në 13 vjeç dhe një vajzë 3 vjeçare. “Se kemi parë diellin prej 49 ditësh” thotë Mohammed për CNN. Kushtet ishin të këqia, ndaj gruaja e tij u sëmur dhe kaloi dy javë në spital. “nuk u lejuam as unë as fëmijët ta shihnim atë, por ende nuk është mirë”, thotë bashkëshorti.

Situata i ngjan atij filmit të Steven Spielberg “The Terminal” për një burrë nga evropa lindore që mbeti në JFK international aeroport në Nju Jork për shkak të një revolucioni në vendin e tij të lindjes, çka e bëri jo të vlefshme pasaportën e tij.

kurdi3

Mohammed dhe familja e tij janë kurdë sirianë që ikën nga lufta civile ku deri tani ka 300 mijë të vdekur dhe 10 milionë të tjerë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa të tjerë refugjatë iu drejtuan evropës, Mohammed dhe familja e tij u drejtua në Rusi. Ata thanë se kanë zgjedhur këtë vend pasi motra e gruas dhe kushërira jetojnë aty. Ata aplikuan për vizë, fluturuan në stamboll dhe më pas në Moskë, ndërkohë që aty u ndaluan. “Kur mbërritëm na thanë të prisnim për arsye sigurie. Pas pak ditësh na thanë se vizat tona ishin false”. Rusia kërkon deportimin e tyre në Siri. Por “nëse kthehemi pas, regjimi do të më vrasë mua dhe familjen” sqaron Mohammed. Ai kërkoi leje për tu kthyer në Stamboll apo Ibril, por autoritetet ruse refuzuan.
“Rusia ka një lidhje të fortë me qeverinë siriane dhe nuk i inkurajojnë sirianët të largohen nga vendi” thotë ai. Avokatët e tyre thanë se qeveria siriane i pa pasaportat dhe tha se ato ishin autentike. Autoritetet ruse tani po investigojnë rreth pasaportave thotë avokati, dhe duhet të marrin shumë shpejt një vendim.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova thotë se vendi ka marrë 1 milionë refugjatë nga Ukraina dhe ka pranuar 8 mijë njerëz nga Siria që nga shtatori. “Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë ligjin për këtë familje” thotë zëdhënësja. Njerëzit që duhet të hyjnë në këtë vend, duhet të kenë dokumentet në rregull.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011639833450317
array(1) { ["section"]=> string(93) "jeta-e-nje-familje-kurde-siriane-prej-50-ditesh-brenda-aeroportit-te-moskes-na-ndihmoni-24237" }