'Jeta e Re' për viktimat e drogës, shembet në 3 sekonda ndërtesa e Pablo Escobar (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:33 23-02-2019 'Jeta e Re' për viktimat e drogës, shembet në 3 sekonda ndërtesa e Pablo Escobar (VIDEO)

Shembet ndërtesa luksoze e ish kapos së drogës kolumbiane Pablo Escobar në Medelin.

Shkatërrimi i godinës 8 katëshe ndodhi sot me një shpërthim të kontrolluar në sy të 1600 personave, plot 25 vite nga vdekja  e narkobosit i cili u vra nga policia në vitin 1993.

U deshën vetëm 3 sekonda që të shembej ndërstesa gjigande. Për shkatërrimin e fortesës është përdorur 200 kg eksploziv.

Fëmijë, nipa të policëve, politikanë dhe gazetarë të cilët u vranë me urdhër të Escobarit ndoqën nga afër shembjen.

Aty do të instalohet skulptura "Jeta e re" e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013514041900635
array(1) { ["section"]=> string(90) "jeta-e-re-per-viktimat-e-droges-shembet-ne-3-sekonda-ndertesa-e-pablo-escobar-video-153927" }